“JE DËRRASË”/ Emina Cunmulaj iu përgjigjet live të gjithë atyre që komentuan gjoksin e saj – AlpeGossip
“JE DËRRASË”/ Emina Cunmulaj iu përgjigjet live të gjithë atyre që komentuan gjoksin e saj

“JE DËRRASË”/ Emina Cunmulaj iu përgjigjet live të gjithë atyre që komentuan gjoksin e saj

Një foto e postuar së fundmi në Instagram nga Emina Cunmulaj nxiti shumë debate! Modelja shqiptare pozonte në pishinë me rroba banje dhe me një pamje shumë natyrale.

Disa nga fansat e përgëzuan për natyralitetin, ndërsa të tjerët i vendosën në dukje masën e vogël të gjoksit.

Në një Insta Live të mbajtur pasditen e djeshme me ndjekësit e saj, Emina shprehu hapur mendimin e saj.

“Nisën të shkruanin disa: ‘Sa natyrale, por ‘dërrasë’’. Boll ore djalë, mos të shkojë syri aty ku s’duhet”, tha fillimisht modelja.

Më pas ajo iu përgjigj edhe një prej ndjekëseve që shkroi:

“Më mirë ‘dërrasë’, sesa të shohësh operacion”.

Emina u sqaroi të gjithëve se është e dashuruar me trupin e saj ashtu siç është:

“Jam e kënaqur me trupin tim, më pëlqen. Shyqyr Zotit që dhe burrit tim i pëlqen. Kështu që mos u shqetësoni”.

Ky është mesazhi që duhet të dëgjojmë më shpesh: Ta duam veten siç jemi!