MIRUPAFSHIM! Rita Ora largohet nga Kosova dhe zbulon destinacionin e radhës (FOTO) - AlpeGossip
MIRUPAFSHIM! Rita Ora largohet nga Kosova dhe zbulon destinacionin e radhës (FOTO)

MIRUPAFSHIM! Rita Ora largohet nga Kosova dhe zbulon destinacionin e radhës (FOTO)

Vizita e saj 3-ditore në Kosovë përfundoi sot! Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, mbërriti të hënën në Kosovë në kuadër të një misioni bamirësie, ku pati takime me fëmijët dhe gratë që kanë qenë viktima të dhunës.

Ndërsa shoqërohej gjatë vizitës me nënën dhe babanë e saj, Ora ndau disa detaje nga ditët e saj.

Paraditen e sotme ajo postoi një foto, ku tregon se ndodhet brenda avionit dhe publikoi destinacionin e saj të radhës.

“Shihemi së shpejti Dubai”, shkruan bashkangjitur fotos së publikuar në Insta Story këngëtarja.

Në një konference për mediat, ditë e djeshme Rita foli lidhur me misionin e saj të bamirësisë dhe u shpreh se është krenare që i përket këtij kombi.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in.  Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Rita gjatë konferencës.

Kujtojmë se Rita po bashkëpunon edhe me firmën e njohur ndërkombëtare, “Escada”, për të cilët ka dizajnuar disa çanta, ku 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahet pikërisht për organizatën “Women for Women International”.