ÇMIMET OSCAR/ Aktorja vesh tri herë të njëjtin fustan në skenë, zbulohet arsyeja (FOTO) – AlpeGossip
ÇMIMET OSCAR/ Aktorja vesh tri herë të njëjtin fustan në skenë, zbulohet arsyeja (FOTO)

ÇMIMET OSCAR/ Aktorja vesh tri herë të njëjtin fustan në skenë, zbulohet arsyeja (FOTO)

Dihet tashmë që në evente të përmasave ndërkombëtare, aktorët shpesh ndërrojnë veshjet gjatë performancave.

Por jo gjithmonë është kështu, ka dhe nga ato aktore që veshin dy herë të njëjtin fustan edhe pëlqehen sërish nga fansat.

E tillë është edhe aktorja e Girl’s Trip, Tiffany Haddish e cila mori vëmendjen e të gjithëve me fustanin eritrean teksa kaloi në tapetin e kuq, por kur u ngjit në skenë për të prezantuar një çmim, vendosi të ndërrohej.

Tiffany u shfaq para gjithë të ftuarve dhe botës me një fustan të bardhë nga Alexander McQueen dhe një palë shapka Uggs. Fustanin e bardhë në fjalë e kemi parë dhe dy herë të tjera.

Është i njëjti fustan që aktorja veshi për premierën e lmit të saj, Girl’s Trip, në korrik.

Dhe është i njëjti fustan që veshi kur ishte e ftuar nderi në Saturday Night Live në nëntor.

“E vesha në tapet të kuq për Girl’s Trip dhe gjithë ekipi më tha ‘Tiffany, nuk mund ta veshësh atë fustan prapë për Saturday Night Live. E ke veshur njëherë. Është tabu ta veshësh dy herë’. Dhe unë u thashë ‘S’dua t’ia di fare për tabutë. Kam harxhuar shumë lekë për këtë fustan,” tha ajo për NBC.

Më tej, ajo shpjegoi, “Ky fustan është më i shtrenjtë se hipoteka ime. Është Alexander McQueen okay?

Është një fustan 4000 dollarësh. Kam ndërmend ta vesh disa herë! Sinqerisht.

Vendimi u prit mirë. Fansat e aktores dhe jo vetëm, shprehën mbështetje dhe pëlqim për veprimin.