“JAM I GËZUAR, JAM I MËRZITUR”/ Mozzik flet pas publikimit të albumit të tij më të ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
“JAM I GËZUAR, JAM I MËRZITUR”/ Mozzik flet pas publikimit të albumit të tij më të ndjerë (FOTO)

“JAM I GËZUAR, JAM I MËRZITUR”/ Mozzik flet pas publikimit të albumit të tij më të ndjerë (FOTO)

Reperi i njohur Mozzik ka publikuar së fundmi albumin e tij të titulluar “MozzArt”. Këngët janë pritur shumë mirë nga publiku, i cili mezi po e priste.

Njëra ndër këngët titullohet “Hana”, një dedikim i ndjerë për të bijën. Mozzik ka rrëfyer momentet kur ai dhe Loredana mësuan se do bëheshin prindër, deri te ardhja në jetë e vogëlushes.

Ky album është shumë i veçantë për reperin, pasi ai ka lënë copëza të jetës personale dhe është shfaqur emocional. Pas publikimit të albumit, Mozzik ka reaguar me një postim në Instastory, ku shkruan se emocionet e tij janë të pëziera.

“Sot jom gzushëm, jom mërzitshëm, jom krejt kapak… mu kanë përzi edhe emocionet shumë. Faleminderit shumë njerëz të mirë.. çdo mesazh po e lexoj. Ju përqafi të gjithëve”, ka shkruar reperi.