“MËRZITESH QË NUK TA KUPTOJ…”/ Luizi i kthehet Kiarës: Ti nuk e di nëse e kam seriozisht me Efin – AlpeGossip
“MËRZITESH QË NUK TA KUPTOJ…”/ Luizi i kthehet Kiarës: Ti nuk e di nëse e kam seriozisht me Efin

“MËRZITESH QË NUK TA KUPTOJ…”/ Luizi i kthehet Kiarës: Ti nuk e di nëse e kam seriozisht me Efin

Gjatë gjithë ditës së djeshme Luiz Ejlli ka folur në lidhje me Efi Dhedhes, duke thënë se nuk i beson dhe do të veprojë siç ka vepruar ajo.

Këngëtari bisedoi në lidhje me Efin, me Kiara Titon, Dea Mishel dhe Nita Latifin.

Pasi riktheu edhe një herë në vëmendje debatin që pati me Dhedhes, në darkë Luizi shkoi i tha asaj që të mos habitet kur të shohë diçka gjatë prime-t të së shtunës.

Ndërkohë duke qëndruar jashtë me Kiarën, kjo e pyet ‘nëse mërzitet që nuk ia kupton lojën ndonjëherë’.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Ti nuk mërzitesh që nuk ta kuptoj lojën ndonjëherë

Luizi: Ndonjëherë?

Kiara: Se shpeshherë ta kuptoj

Luizi: Ti nuk e di nëse e kam seriozisht këtë punën me Efin, as këtë nuk e di dhe ke frikë të pyesësh, edhe nuk duhet me më pyetur. Se lind pyetja ‘pse po ua thua gjithë banorëve dhe asaj jo?’

Kiara: Kur po flisje me Dean thashë ‘po ky çdo’

Luizi: Me të gjithë

Kiara: Që t’i përfshish të gjithë

Luizi: Ku di unë, si thua ti?

Kiara: Ku di unë ça mendon ti

Luizi: Dua mendimin tënd

Kiara: Sa herë jam mërzitur kot