3 MUAJ PAS NDARJES/ Reperi bën deklaratën publike për Kylie-n! – AlpeGossip
3 MUAJ PAS NDARJES/ Reperi bën deklaratën publike për Kylie-n!

3 MUAJ PAS NDARJES/ Reperi bën deklaratën publike për Kylie-n!

Kanë kaluar thuajse 3 muaj që nga dita kur Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë. Gjithsesi, kjo s’do të thotë që mes dyshes dashuria mbaroi. Ishte reperi ai që vendosi t’i kujtojë botës se Kylie do të mbetej përgjithmonë dashuria e tij.

Çifti, prindër të vogëlushes Stormi gjatë gjithë kësaj kohe kanë punuar për të qenë gjithë kohës pranë së bijës. Gjatë intervistës së fundit për XXL, Travi i dërgoi publikisht Kylie-it një mesazh dashurie, duke thënë se e do akoma dhe se “do ta dojë përgjithmonë”!

“Pjesa më e vështirë e një marrëdhënieje është teksa përpiqesh të jësh një i vetëm me miliona zëra që interferojnë nga jashtë.”

Travis, foli gjithashtu për rolin e rëndësishëm që Stormi zë në jetën e tij.

“Kam kaluar shumë kohë me familjen dhe vajzën time. Të jesh baba është shumë më mirë nga ç’e mendoja se do të ishte. Stormi është një prej qënieve më të mira që njoh. Eshtë shoqja ime e ngushtë. Ma bën jetën më të thjeshtë. Më frymëzon dhe më surprizon me mënyrën se si ka filluar të mendojë.”

Në tetor, kur Kylie konfirmoi ndarjen, tha se vogëlushja mbetet një prioritet për të dy dhe bashkëprindërimi do të vijojë si më parë.

Çfarë duket qartazi është se nga dyshja s’kanë mbetur vetëm prindërit e mirë, por shumë, shumë ndjenja për çiftin që ishin dikur!