“KUSH TRADHËTON MË SHUMË, BURRAT APO GRATË?” E zbulon dedektivja: Ja kur është sezoni i “gjuetisë” – AlpeGossip
“KUSH TRADHËTON MË SHUMË, BURRAT APO GRATË?” E zbulon dedektivja: Ja kur është sezoni i “gjuetisë”

“KUSH TRADHËTON MË SHUMË, BURRAT APO GRATË?” E zbulon dedektivja: Ja kur është sezoni i “gjuetisë”

Detektivja Shkënda Lili ka zbuluar se kush tradhton më shumë në një marrëdhënie, burrat apo gratë. E ftuar në “Më lër të flas”, me Donald dhe Romeo Veshaj ajo foli mbi tradhtinë dhe se kush sipas saj tradhton më shumë meshkujt apo femrat.

Lili, në bazë të punës së saj profesionale si dedektive private e çështjeve personale por jo vetëm dhe në bazë të eksperiencës së saj tha se numri i kërkesave të meshkujve për të ditur për eksperiencat e partnereve të tyre është rritur.

“Në fillimet e mija kanë ardhur femrat më shumë, ishte një përqindje e madhe femrash që kishin dyshime dhe kërkonin t’i zbulonin këto dyshime, por është rritur numri i kërkesave të meshkujve, që duan të dinë për partneret e tyre”,– tha ajo.

Ndryshimi kryesor mes meshkujve dhe femrave sipas saj është se meshkujt duan të marrin më shumë informacion mbi partneret e tyre kur janë në proces divorci për prova, ndërsa fermat si më egoiste, duan të dinë se çfarë bën partneri i tyre.

“Burrat vijnë me një qëllim të caktuar, ose janë në një proces divorci ose marrëdhënia e tyre ka mbaruar, dhe duan prova se bëhet fjalë dhe për fëmijët dhe për pasurinë, ndërsa femra e ka më shumë atë egon për të ditur çfarë bën bashkëshorti”, shtoi Lili.

“Tek unë vjen në fakt mosha 35 e lart, jo të rinj, më shumë familjarë, qoftë edhe nga kostoja që nuk e përballon një çift i ri që janë në lidhje”, tregon dedektivja.

E pyetur nga Romeo se kur është sezoni i gjuetisë dedektivja tha: “Gjatë verës vijnë refugjatët dhe sikur i trazojnë më shumë ujërat”, ndërsa shtoi se gjatë verës ka më shumë punë.