NGA EMINA TEK SADIKU/ “Oda 2018” nderon shqiptarët e famshëm në botë (VIDEO) - AlpeGossip
NGA EMINA TEK  SADIKU/ “Oda 2018” nderon shqiptarët e famshëm në botë (VIDEO)

NGA EMINA TEK SADIKU/ “Oda 2018” nderon shqiptarët e famshëm në botë (VIDEO)

Është zhvilluar për të dytin vit radhazi në ambientet e pallatit të brigadave “Oda 2018”, një aktivitet që bëri bashkë artistët shqiptarë që promovojnë Shqipërinë nëpër botë.

Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, u shpërndanë 4 çmime për personazhe të njohur shqiptare që me krenari i tregojnë botës se janë shqiptarë dhe që nuk kursehen asnjëherë që t’ia prezantojnë bukuritë e vendit tonë turistëve anekënd botës.

Me këtë çmim u nderua futbollisti i Kombëtares, Armando Sadiku, regjisori Piro Milkani, aktori Nik Xhelilaj dhe modelja Emina Çunmulaj.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha se roli i artit dhe kulturës është i pazëvendësueshëm për të promovuar vendin.

“Oda 2018” mblodhi në një mbrëmje gala, disa nga shqiptarët e famshëm në botë.