S’ka photoshop! Almeda Abazi rrezaton në setin e ri të fotove dhe ne e dimë sekretin e saj – AlpeGossip
S’ka photoshop! Almeda Abazi rrezaton në setin e ri të fotove dhe ne e dimë sekretin e saj

S’ka photoshop! Almeda Abazi rrezaton në setin e ri të fotove dhe ne e dimë sekretin e saj

Ish-miss Shqipëria Almeda Abazi vijon të jetë një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe nuk ka asnjë dyshim.

Përmes një seti të realizuar për “Living”, Almeda na vërtetoi se nuk ka nevojë për kurorën për t’u dukur kaq e mahnitshme.

E shtrirë buzë pishinës dhe e veshur me një fustan në ngjyrë smeraldi për të cilin është kujdesur stilisti Niko Komani, moderatorja duket shumë elegante dhe gjithë klas.

 

Ajo rrezaton me gjerdanin “Swarovski” që i jep hijeshi dekoltesë. Si partneri besnik i bukurisë, “Swarovksi” e ka përmbushur misionin duke bërë që Almeda të duket si një xhevahir. Pas nuk mbetet as partneri i saj Tolga, i cili i ikthehet setit të fotove për revistën, për herë të dytë.

Përpos fotove profesionale, “iconstyle.al” ka siguruar disa foto nga vendi i xhirimeve, të cilat nuk ndryshojnë aspak dhe nuk e vënë në dyshim bukurinë e saj.