E KËRCËNUAN ME VIDEO INTIME/ Rrëfimi i modeles shqiptare: Më erdhi një email anonim – AlpeGossip
E KËRCËNUAN ME VIDEO INTIME/ Rrëfimi i modeles shqiptare: Më erdhi një email anonim

E KËRCËNUAN ME VIDEO INTIME/ Rrëfimi i modeles shqiptare: Më erdhi një email anonim

12 vite më parë ish miss Kosova, Juliana Nura u përfshi në një skandal pas publikimit të një videoje intime me ish të dashurin e saj. Pas kësaj ngjarjeje, ish missi u tërhoq nga jeta publike. Së fundmi, ajo është rikthyer në ekran dhe ka dhënë një intervistë për emisionin “Rudina”.

E kërcënuan me video intime, rrëfimi i modeles shqiptare: Më

Ajo ka treguar sesi ndodhi gjithçka që nga shantazhimet përmes një e-maili deri tek mënyra sesi e mori veten pas ngjarjes së bujshme.

“Në 2010 kisha aq shumë punë, isha emri më i përfolur. Por 2 muaj pasi u lidha me një djalë, ishte i dashuri im i parë, më erdhi një email anonim: Kemi një video intime tënden ku je me të dashurin. Kjo është video jote, nëse nuk na paguan deri pasnesër këtë shumë do e publikojmë videon. Në video isha unë duke u zhveshur për të dashurin dhe ai duke bërë të njëjtën gjë. Asgjë tjetër. Videon e kishim bërë të dy me vullnetin e plotë sepse kisha besim. Videon e kishim në laptop dhe e kishin hakeruar. Në video isha vetëm unë, ai nuk ishte. Fola me disa njerëz që kisha afër, e pagova atë shumë që ishte e madhe”, tha Juliana duke treguar se e kishin shantazhuar sërish dhe i kërkon para.

E kërcënuan me video intime, rrëfimi i modeles shqiptare: Më

“Prindërit e përjetuan shumë keq, janë lënduar shumë jo vetëm sepse unë isha në momente të vështira, por edhe nga fjalët e fisit, rrethit. Sepse tek ne t’i ndodhë një gjë e tillë një fytyre publike është gjë e madhe dhe të jepen epitete të ndryshme. Familja ime e di sa vajzë e mirë, shembullore dhe punëtore jam unë.  Kur u publikua video kam qenë 2-3 muaj shumë keq psikiologjikisht dhe emocionalisht. Kur merr 5 mijë mesazhe në Facebook me ofendime, fillon të mendosh gjëra negative për veten. Pastaj erdhi një moment dhe thashë që duhet të punoj me veten për ta rikthyer. Zgjodha të bëhem më e fortë, të jem mbështetje për të gjitha ato gra që kalojnë këtë gjë. Vendosa të largohem nga ekrani sepse kuptova që kishte ndikim negativ”, tha Juliana.