FESTON SOT 25 VJETORIN/ Lori Hoxha publikon foton më “të ëmbël” që keni parë – AlpeGossip
FESTON SOT 25 VJETORIN/ Lori Hoxha publikon foton më “të ëmbël” që keni parë

FESTON SOT 25 VJETORIN/ Lori Hoxha publikon foton më “të ëmbël” që keni parë

Ditën e sotme trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, feston 25 vjetorin.

Më herët i dashuri i saj, Vis Bajraktari publikoi foton ku çifti shfaqej në momente të lumtura e tashmë është Lori e cila na prezanton me më shumë detaje nga ditëlindja e saj.

Njëkohësisht një nga blogeret më të pëlqyera shqiptare, ajo ka postuar në Instagram një foto e cila “të vel” për nga ëmbëlsia.

Në të shfaqet torta e “vajzës së ditëlindjes”, dhe djali i motrës së saj Sarës, i cili mundohet të rrëmbejë luleshtrydhet që ndodhen në të.

Krahas fotos Lori shkruan disa fjalë emocionuese ku i referohet nipi të saj London, si dhurata më e bukur që do marri për çdo ditëlindje.

Ndër të tjera ajo shkruan se familja është një bekim i madh për të dhe falenderon “universin” për një vit më shumë jete.