E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare reperi i famshëm amerikan DMX – AlpeGossip
E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare reperi i famshëm amerikan DMX

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare reperi i famshëm amerikan DMX

Humb jetën për shkak të mbidozës nga droga reperi i famshëm amerikan, DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons.

Lajmin e trishtë e bëri me dije familja e tij. Simmons ishte 50-vjeç.

Një prej këngëve më të famshme të DMX është “Party Up (Up in Here)” që e bëri atë të njohur në mbarë botën.

Gjatë karrierës ai publikoi 7 albume, ndër të cilat shumë këngë janë bashkëpunime me artistë të tjerë të njohur të asaj kohe; “It’s Dark and Hell is Hot” (1998), “Flesh of My Flesh, Blood of My Blood” (1998), “…And Then There Was X” (1999), “The Great Depression” (2001), “Grand Champ” (2003), “Year of the Dog…Again” (2006), and “Undisputed” (2012).

DMX kreu 12 muaj burg për evazion fiskal, periudhë kur iu dedikua edhe më shumë besimit fetar, për t’u larguar nga veset si droga. Ai la pas 15 fëmijë.