Mbrëmjen e djeshme u mbajt një nga koncertet më të mëdha të organizuara në vendin tonë me pjesëmarrjen e yllit latin, Maluma.
Sigurisht, që sheshi “Nënë Tereza” ishte i tejmbushur duke pritur këngëtarin me një spektakël madhështor që ka elektrizuar të gjithë vendin.
Veç Malumës, i cili padyshim u kthye në kryefjalën e ditës, në koncert performuan edhe dy artistët më në zë të momentin në vendin tonë, Ronela Hajati dhe Elgit Doda.
Ky i fundit bëri edhe hapjen e koncertit me këngën e tij “Ku je” që u këndua edhe të pranishmit në shesh.
Mirëpo, disa orë para nisjes së këtij eventi Elgiti ka publikuar në Instastory disa video ku shihet në shoqërinë e partneres së tij, Klea Huta e cila dukej mjaft entuziaste.
Më vonë, kur këngëtari u ngjit në skenë, Klea publikoi disa video në profilin e saj zyrtar disa video me mbishkrimin “Mbreti Im” duke i treguar botës dhe një herë mbështetjen për të.
Teksa i gjithë vendi ynë ishte i fokusuar tek “Maluma-baby’, të gjithë vëmendjen e Kleas padyshim e mori partneri i saj.