“ARTISTI IM I PREFERUAR”/ French Montana fiksohet pas reperit shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
“ARTISTI IM I PREFERUAR”/  French Montana fiksohet pas reperit shqiptar (FOTO)

“ARTISTI IM I PREFERUAR”/ French Montana fiksohet pas reperit shqiptar (FOTO)

French Montana ka bashkëpunuar gjithmonë me këngëtarët shqiptarë. Fillimisht erdhi bashkëpunimi me Era Istrefin për këngën “I love Yous” dhe pak më vonë, Dafina Zeqiri u shfaq në videoklipin e këngës “Famous” të reperit maroken.

Duket se Montana nuk heq dorë nga këngëtarët shqiptarë! Në një postim në profilin e tij në “Instagram”, French Montana shprehet se artisti i tij i preferuar është reperi me origjinë shqiptare: Gashi. Ky i fundit ishte pak ditë më parë në Kosovë, pasi mori pjesë në festivalin “Sunny Hill Festival”, që u organizua nga Dukagjin Lipa.

Reperi i famshëm shqiptar prej disa kohësh është bërë pjesë e label-it të reperit dhe producentit Jay Z, të quajtur Roc Nation.

NO 🎩 ALL 💧 my fav new artist @gashi 🔥

A post shared by French Montana (@frenchmontana) on