E TMERRSHME/ Jepet dënimi për “monstrën” që shpërndau gjymtyrët studentes së vdekur në qytet (FOTO) - AlpeGossip
E TMERRSHME/ Jepet dënimi për “monstrën” që shpërndau gjymtyrët studentes së vdekur në qytet (FOTO)

E TMERRSHME/ Jepet dënimi për “monstrën” që shpërndau gjymtyrët studentes së vdekur në qytet (FOTO)

Një djalë nga Rusia është dënuar me të paktën 25 vite burg pasi përdhunoi dhe vrau një studente në korrik të vitit të kaluar.

Alexander Altapov, 30 vjeç vrau Viktoria Povesma, 20 vjeçe në apartamentin e tij dhe më pas i hoqi gjymtyrët e trupit dhe i shpërndau në disa vende të qytetit.

Koka e Viktorian u gjet në kopshtin botanik në qytetin siberian të Tomsk. Studentja ishte në shtëpinë e Alexander për të punuar rreth një projekti, por nuk ishte në dijeni se ai ka qenë i burgosur për sulme seksuale.

Në një video, autori i ngjarjes tragjike i tregon detektivëve se si e vrau studenten dhe e përdhunoi dy herë në banesën e tij ku ishte e pranishme edhe e dashura e tij. Gjymtyrët e viktimës i ndau në banjë dhe i ndau në qese plastike për ti fshehur rreth qytetit.

Vrasja ndodhi sepse Viktoria e kërcënoi duke i thënë se do ta denonconte në polici për përdhunim.