NUK E PRISNIM/ Armina Mevlani zbulon pasionin e saj më të madh: Më ka ndryshuar jetën…(FOTO) – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Armina Mevlani zbulon pasionin e saj më të madh: Më ka ndryshuar jetën…(FOTO)

NUK E PRISNIM/ Armina Mevlani zbulon pasionin e saj më të madh: Më ka ndryshuar jetën…(FOTO)

Armina Mevlani është kthyer në një burim frymëzimi për shumë vajza për shkak të stilit të saj të veçantë. Ajo është një ndër blogeret më të ndjekura në vend dhe këshillat e saj gjithmonë janë mjaft të vlefshme. Ditën e sotme nëpërmjet blogut të saj ‘The Rebel Heart’, Armina ka zbuluar pasionin e saj më të madh, leximin. Ajo ka treguar se ka shumë libra të cilët kanë ndryshuar jetën e saj dhe që e kanë motivuar për të ecur përpara.

“Librat për mua janë jetë! Gjithmonë kam një libër në dorë, pavarësisht sa punë mund të kem… Më pëlqen të lexoj, sepse më çon në një botë tjetër, më jep hapësirë për të ëndërruar dhe imagjinuar. Jam një ëndërruese romantike e pashpresë falë tyre”, – ka shkruar Armina. Gjithashtu ajo ka ndarë me të gjithë librat e saj të preferuar dhe ka sugjeruar që t’i lexojnë të gjithë, sepse janë të mrekullueshëm.

Armina ka thënë se libri i parë për të rritur që ka lexuar është “Një tragjedi amerikane” nga Teodor Drajzer dhe që ja ka rekomanduar babai i saj. Ndër librat e tjerë të preferuar të Arminës janë: “Gjeniu” nga Teodor Drajzer, “Tre shokët” dhe “Harku i triumfit” nga Erich Maria Remarque, “Njëmijë vjet vetmi” nga Gabriel Garcia Marquez, Novela nga Stefan Zweig, Poezi nga Pablo Neruda, “Alkimisti” nga Paulo Coelho, “Chanel, Një jetë përralle” nga Alfonso Signorini, “Muzeu i pafajsisë” nga Orhan Pamuk.