Rivalitet mes fytyrave të reja të motit, Alba Hoxha në sfidë me Fioralba Dizdarin – AlpeGossip
Rivalitet mes fytyrave të reja të motit, Alba Hoxha në sfidë me Fioralba Dizdarin

Rivalitet mes fytyrave të reja të motit, Alba Hoxha në sfidë me Fioralba Dizdarin

Bora e parë për këtë vit në Tiranë u parashikua nga dy vajza të reja të motit në televizion, pikërisht ish-Miss Universe shtatlartë, Fioralba Dizdari dhe balerina e trupës së koreografit Albi Nako, Alba Hoxha. Duket, se dy vajzat i kanë shpallur sfidë njëra-tjetrës, se cila prej tyre do të fitojë më shumë popullaritet, që e do e ndihmojë për karrierë në televizion, siç ka ndodhur me disa vajza të njohura, mes të cilave, Luana Vjollca.

E para që dha lajmin në rrjetet sociale se ka filluar punë si prezantuese e rubrikës së motit në ABC News ishte Fioralba Dizdari, e cila njihet si “Miss Universe Albania 2013”. Ishte pikërisht Dizdari, e cila parashikoi reshje bore një ditë më parë në Tiranë.

“Në zonat qendrore do të ketë reshje dëbore dhe shiu”, ishte fraza e saj dje gjatë parashikimit të motit. Duket, se vajzës brune dhe me sytë blu i shkon shumë për shtat puna e re në ekran. “Moti në Abc News me grafika të reja sot, mos harroni të na ndiqni në katër orare çdo ditë”, ishte statusi i Fioralbës, shoqëruar me një foto në ambientet e televizionit.

Dhe pas saj, një tjetër vajzë të njohur të televizionit “Klan” e pamë të bënte të njëjtin njoftim për parashikimin e motit në ekranin ku për disa vite ka bërë balerinën. Alba Hoxha nuk është një emër i padëgjuar në showbizin shqiptar, si balerinë e trupës së Albi Nakos.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” ajo njoftoi ndjekësit se do të japë parashikimin e motit në televizionin ku është e punësuar. “Të dashur miq. Ndjej kënaqësinë të ndaj me ju, angazhimin tim më të ri televiziv që TV Klan më besoi. Do të takohemi bashkë çdo ditë për t’u njohur me të rejat e motit në vend dhe Europë. Ndjehem shumë e bekuar për këtë projekt të ri. Shihemi!”, shkruante Alba bashkëngjitur videos së motit në “Facebook”.

Kjo nuk është hera e parë që shohim se disa prej balerinave zgjedhin të bëhen prezantuese në televizione të ndryshme, gjithsesi, le të shohim se kush do të rezistojë më gjatë, ajo apo Fioralba.