Rikthehet Dona e Big Brother: Në skena të nxehta me këngëtarin e njohur – AlpeGossip
Rikthehet Dona e Big Brother: Në skena të nxehta me këngëtarin e njohur

Rikthehet Dona e Big Brother: Në skena të nxehta me këngëtarin e njohur

Ish-banorja e Big Brother, Dona Pjetri, u përfol shumë gjatë konkurimit të saj në reality show jo vetëm për pamjen seksi e tërheqëse, por edhe për marrëdhënien me Musain, me të cilin u nda pak pas daljes nga shtëpia.

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother, Dona nuk ju largua ekranit, duke marrë pjesë në serialin ‘Çka ka shpija’, një prej serialeve më të njohur në Kosovë.

Në një intervistë për ‘Panorama Plus’, ajo ka rrëfyer për planet e saj të ardhshme dhe qëllimet që i ka vënë vetes. Dona pranon se është single dhe nuk është e dashuruar, pasi sipas saj është e vështirë të gjesh dashurinë e vërtetë në jetë.

Ajo rrëfeu se shumë shpejt do të shfaqet në videoklipin e mikut të saj, Stefan Marena, ku po xhiron disa skena hot.
“Jam duke xhiruar disa skena hot me këngëtarin në klipin që pritet të publikohet së shpejti”- tregoi modelja.

“Tani jam single. Sigurisht më shkruajnë më shumë se më përpara, por nuk jam gati të filloj një lidhje, pasi dua të fokusohem në karrierë. Dua të arrij të futem në botën e televizionit dhe të biznesit. Janë dy punët që di të bëj më mirë dhe kanë një ndërthurje perfekte mes tyre për të qenë e suksesshme.”- rrëfeu ajo.

Burimi ‘Panorama Plus