Ja kush janë 5 mitet për vaginën tuaj që nuk duhet t’i besoni (FOTO) – AlpeGossip
Ja kush janë 5 mitet për vaginën tuaj që nuk duhet t’i besoni (FOTO)

Ja kush janë 5 mitet për vaginën tuaj që nuk duhet t’i besoni (FOTO)

Mitet mbi vaginën janë dëgjuar prej vitesh. Në kohët antike thuhej se vaginat kishin dhëmbë, e për vite me rradhë, historitë janë shtuar. Ndaj është koha që të mësojmë sesi e qëndron e vërteta. “This is insider” na rendit pesë mite që nuk duhet t’u besojmë më.

Mit: Duhet ta mbash të pastër vaginën me produkte speciale

Për shumë dekada, janë prodhuar produkte higjenike si kremëra, xhel e letra të lagura për pastrimin e vaginës. Por sipas specialistëve, e vërteta është se vagina është e dizenjuar për tu pastruar vetë. Ndaj kur vendos produkte, mund të bëjë më shumë dëme sesa të mira. Ndaj nuk është e nevojshme!

Mit: Tamponët mund të humbasin në trup

 

Teknikisht kjo nuk është e mundur. Por edhe sikur ta harroni, tamponi do t’ju njoftoj vetë pasi do të nisë të mbaj një erë të keqe. Sipas specialistëve, qafa e mitrës është shumë e vogël për të lejuar një tampon të kalojë nëpër të.

Mit: Sa herë që keni kruajtje aty, nënkupton se ke infeksion

Kruatjet vaginale mundtë vijnë si pasojë e ndryshimeve hormonale, vaginozave bakteriale dhe si pasojë e produkteve të përdorura. Ndaj bëni mirë të lini një takim me doktorin.

Mit: Diçka nuk shkon nëse nuk po përjetoni orgazëm nga seksi vaginal

E vërteta është se shumë njerëz nuk përjetojnë orgazëm nga marrëdhëniet seksuale përmes vaginës. Madje sipas të dhënave, vetëm 18% e grave përjetojnë orgazëm nga seksi vaginal. Ndaj nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Mit: Vagina juaj do të jetë më e gjërë nëse do të keni shumë marrëdhënie seksuale

Gjithmonë i kemi dëgjuar shakatë për vaginën, madje e krahasojnë me hot -dog. Por nuk është aspak e vërtetë. E vetmja gjë që mund të ndikojë, është nëse lindi një fëmijë, atëherë vagina do të jetë më elastike.