Mbrëmjen e djeshme në finalen e madhe të ”Festivalit të Këngës” u shpall dhe fituesja, Arilena Ara e cila do të na përfaqësojë në ”Eurovision 2020” me këngën ”Shaj”.
Arilena konsiderohej si një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh dhe në fakt kështu rezultoi.
Të shumta ishin urimet dhe përgëzimet që bukuroshja mori në rrjetet sociale por gjithashtu nuk munguan as ironitë se ajo nuk e meritonte këtë fitore. Këtu mund të permendim Robert Berishën i cili duket sikur i ka miksuar të dyja, edhe urimin por dhe ”thumbimin”.
Në një foto që Arilena ka postuar ku duket e lumtur teksa mban trofeun në dotë, mes mesazheve të shumta që e përgëzonin, aty diku dallohet dhe komenti i Berishës i cili i thotë: E ke meritu me tana.
Ju kujtojë se ”Me tana” titullohet kënga e Elvana Gjatës e cila që në fillim u diskutua si fituese festivalit dhe gjithashtu ju kujtojmë edhe se Robert Berisha e ka shprehur qartë dëshirën që Elvana duhet të jetë ajo që duhet të fitojë festivalin edhe pse në raste të tjera, këngët e të dyja vajzave i ka konsideruar si ”këngë varrimi”. /AlpeGossip.al