5 gjëra që të gjithë ju ‘të tmerrshmit’ duhet t’i kishit mësuar rreth gjoksit të saj – AlpeGossip
5 gjëra që të gjithë ju ‘të tmerrshmit’ duhet t’i kishit mësuar rreth gjoksit të saj

5 gjëra që të gjithë ju ‘të tmerrshmit’ duhet t’i kishit mësuar rreth gjoksit të saj

S’besojmë se është nevoja të dalë një studim shkencor që t’ju mbushet mendja se burrat mbarojnë pas gjinjve të femrave. Megjithatë për të gjithë skeptikët, një studim i universitetit të Nebraska-Lincoln zbuloi se burrat kalojnë më shumë kohë duke përpirë me sy gjoksin e një vajze sesa çdo pjese tjetër të trupit të saj. Po as mos u lodhni duke i pyetur djemtë dhe burrat se çfarë dinë për gjinjtë, se s’do merrni asnjë përgjigje tjetër veçse ‘sa të bukur janë’. Për t’ju iluminuar ju që në të ardhmen partnerja t’ju shohë si diçka më tepër se thjesht një ‘vëzhgues gjinjsh’, ja ç’duhet të keni parasysh për gjinjtë.

Përmasat e gjoksit ndryshojnë

Mund ta merrni me mend kur do t’i vijnë periodat vetëm me një shikim. Sipas Institutit kombëtar të shëndetit, nivelet e hormoneve progesteron dhe prolaktin rriten rreth 2 javë para menstruacioneve. Kjo shkakton praninë e një sasie më të madh uji në gjoks dhe rritjen e indeve të gjirit dhe gjendrave të qumështit, e bashkë me to, edhe numrin e reçipetave. Por tregohuni të kujdesshëm: Nëse është në prag të periodave, stimulimi mund të jetë më i dhimbshëm dhe jo aq seksual për to.

Ekziston diçka si orgazma e gjoksit

Duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por është e vërtetë. Stimulimi i thithkës aktivizon atë pjesë të trurit përgjegjëse edhe për aktivitetin gjenital. Në një studim ku u përfshinë 213 gra, 29% e tyre pranuan se përjetojnë orgazmën e thithkës, thithka-gazm, quajeni si të doni.

Mos u fokusoni vetëm tek thithka

Me siguri do të përpiqeni të fokusoheni tek njohuria juaj e re, por mbani mend se e gjithë zona e gjoksit është e rëndësishme. Pjesa më e madhe e vajzave shijojnë kur i prekni të gjithë gjoksin, kur fokusoheni tek zona e errët rreth thithkës, dhe në fund fare thithkën.

Një gjoks mund të jetë më i madh

Mos përhapni panik nëse njëri gjoks është më i madh. Gjinjtë janë të pavarur. Tek 65% e vajzave me asimetri gjoksi, i majti dominon.

Ndihmoje atë duke luajtur doktorash

Nëse ndjen diçka të pazakontë nën këmishë, këshilloje të kërkojë ndihmë tek një profesionist për t’u siguruar se çdo gjë është brenda normales.

Burimi: Men’s Health