NUSE ME PANTALLONA/ Çifti i famshëm i jep fund beqarisë, martohet në Las Vegas – AlpeGossip
NUSE ME PANTALLONA/ Çifti i famshëm i jep fund beqarisë, martohet në Las Vegas

NUSE ME PANTALLONA/ Çifti i famshëm i jep fund beqarisë, martohet në Las Vegas

Urime zonjës dhe zotit Jonas!

Pas ndarjes së çmimeve në Billboard Music mbrëmjen e së mërkurës, ku Jonas Brothers performuan në një ceremoni për herë të parë pas bashkimit, Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në një ceremoni të befasishme në Las Vegas.

Ceremonia, e cila u dokumentua në Instagram live nga DJ-i i njohur Diplo, u zyrtarizua nga një interpretues i veshur si Elvis, në një kishë në Chapel L’Amour.

Një burim konfirmoi për “People” se dasma ishte e ligjshme dhe jo një shaka siç ndodh rëndom në Vegas

Përveç Diplo-s, disa yje që kishin marrë pjesë në Billboard Music Awards më herët në mbrëmje, ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni, përfshi këtu Khalid.

Turner, 22 vjeç, e veshur me një jumpsuit të bardhë (pra pantallona), eci drejt altarit me vellon e saj të gjatë ndërkohë që Dan Shay këndonte hitin “Speechless” në mënyrë akustike.

Joe, 29 vjeç, dhe vëllezërit e tij Nick dhe Kevin, që ishin shoqëruesit e dhëndrit, qëndronin krah për krah në altar duke pritur nusen, të veshur me kostume gri.

Sophie dhe Joe nisën të dilnin bashkë në nëntor të vitit 2016, pasi Joe i shkroi një mesazh në Instagram aktores, pas disa sugjerimeve që kishin pasur nga miqtë e përbashkët.

Kjo besohet të mos jetë dasma e fundit që bën çifti, pasi më herët u përfol se do të kishte një të tillë në verë.

“Ne do të martohemi këtë vit. Do të bëjmë një martesë verore”, tha 29-vjeçari në një intervistë në mars.

“Unë mezi po pres të ndodhë. Do të jetë shumë qejf. Do të organizojmë një lojë regbi në dasmë dhe futboll. Pra, nëse të gjithë shoqëruesit e dhëndrit do të shfaqen me sy të nxirë dhe krahë të thyer, unë do të jem shumë krenar”, shtoi ai.