“MOS IA THONI LUIZIT”/ Kiara Tito zbulon personazhet e njohur shqiptarë që ka ‘fiksim’ – AlpeGossip
“MOS IA THONI LUIZIT”/ Kiara Tito zbulon personazhet e njohur shqiptarë që ka ‘fiksim’

“MOS IA THONI LUIZIT”/ Kiara Tito zbulon personazhet e njohur shqiptarë që ka ‘fiksim’

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV2” po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mbrëmjen e kaluar, vajzat u mblodhën në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni. Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Kiara ajo e cila u përgjigj e para, duke thënë mes të qeshurash emrin e Luizit. Pak çaste më pas, ajo tha:

“Unë kam Ilir Shaqirin, por mos ja thoni Luizit… Edhe Lorik Cana është yll…”.

Pak javë më parë, për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë në ‘Prime’nga Kejvina drejt Luizit, Vëllai i madh mori vendimin e skualifikimit të Kejvinës nga shtëpia e “BBV2”. Që pas daljes së saj nga shtëpia, Kejvina u distancua plotësisht nga daljet e saj publike dhe madje dhe nga rrjetet sociale.

Para pak ditësh ka postuar në rrjetin social Instagram një shkrim ku bukuroshja shpjegoi çdo të vërtetë sipas saj. Por duket se edhe pse jo më pjesë e ‘reality-show’ ajo nuk i kursen ‘thumbat’ për banorët brenda shtëpisë e në rastin konkret, për Kiarën.