Që ditën kur u pajtuan, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kalojnë darkën bashkë të shtrirë në krevatin e moderatores, ku bisedojnë me njëri-tjetrin.
Po sigurisht nuk mungojnë as përqafimet, përkëdheljet dhe puthjet pasiononte. Madje mbrëmë, teksa ishin të shtrirë, ata janë mbuluar me jorgan dhe janë puthur.
Kujtojmë se këngëtari ka shprehur pëlqim ndaj moderatores që ditën e parë që u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.
Kiara në fillim ishte e bindur se mes tyre nuk do të ndodhte asgjë, pasi donte të krijonte një romancë brenda në BB VIP.
Por me kalimin e ditëve ata po afroheshin gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. E teksa po lidheshin, Luizi i kërkonte një puthje në buzë, të cilën Kiara ia dha gjatë një dasme të organizuar në kuadrin e lojës.
Në këtë mënyrë ata e konkretizuan romancën e tyre. Por çifti nuk ka pasur vetëm momente të bukura, pasi mes tij ka pasur edhe debate të shumta. Pak ditë më parë, Kiara i mbajti qëndrim Luizit ndaj një gjesti që bëri teksa vajzat kishin një mision sekret dhe këngëtari ua prishi.