E mbani mend serialin Diamante dhe dashuri që u transmetua në TV Klan në vitin 2015? Nëse e keni ndjekur, atëherë ju kujtohet edhe Omeri, komisari që ra në dashuri me Elifin. Omer dhe Elif u kthyen në dy aktorët më të komentuar atë kohë dhe ky serial i dha famën e madhe në Europë.
Duke qenë se kanë kaluar shumë vite që nga transmetimi i këtij seriali në Shqipëri me siguri jeni kurioz si ka ndryshuar dhe çfarë bën sot Omeri.
Aktori turk Engin Akyurek i cili luante rolin e Omerit nuk i është ndarë aktrimit që pas “Diamante dhe dashuri”. 37-vjeçari është shumë i kursyer në intervista dhe nuk përdor rrjete sociale megjithatë falë fotove për revista të ndryshme apo gjatë eventeve, kemi parë që ai ka ndryshuar shumë në pamje.
Aktualisht ai po shijon suksesin e filmit më të ri “Bir Ask Iki Hayat” në të cilin luan me aktoren e njohur Berguzar Korel e njohur si Feridja nga seriali Karadai.
Omer së fundmi ka publikuar edhe një libër me titull “Sessizlik” që do të thotë “Heshtje” dhe që përfshin 21 histori të vetë aktorit.
Më poshtë ju sjellim disa foto të reja nga Engin Akyurek.