“JAN ART MË VETE”/ Vajzat e BB VIP zbulojnë nëse do bënin set fotografik nudo – AlpeGossip
“JAN ART MË VETE”/ Vajzat e BB VIP zbulojnë nëse do bënin set fotografik nudo

“JAN ART MË VETE”/ Vajzat e BB VIP zbulojnë nëse do bënin set fotografik nudo

Pyetja e radhës drejtuar vajzave në mbrëmjen dedikuar vetëm atyre ishte “Nëse do kishit llambën e Aladinit, cilat do ishin tre dëshirat që do donit t’i realizonit”?

Shumë prej tyre u shprehën se duan shëndet, para dhe dashuri. Nita tha se do të donte të kishte një mjet transportues, që të takonte babain e saj pasi ka ditëlindjen.

Një tjetër pyetje drejtuar atyre, ishte nëse do pranin të bënin një set fotografik nudo. Të gjitha vajzat thanë se nuk do e bënin një gjë të tillë.

Dea Mishel tha se fotot nudo artistike janë shumë të bukura dhe janë art më vete.

Nga ana tjetër, Kiara dhe Fotini thanë se fobia më e madhe që kanë në jetë është të humbasin prindërit.