DO TË NDIHENI MË MIRË/ 5 gjëra që ju ndihmojnë të jeni më të lumtur, sipas shkencës – AlpeGossip
DO TË NDIHENI MË MIRË/ 5 gjëra që ju ndihmojnë të jeni më të lumtur, sipas shkencës

DO TË NDIHENI MË MIRË/ 5 gjëra që ju ndihmojnë të jeni më të lumtur, sipas shkencës

Në momente të vështira, të gjesh buzëqeshjen dhe të përpiqesh të jesh i lumtur është një sfidë. Vështirësitë, pengesat, situatat “jo” fort të volitshme, ndonjëherë na shtyjnë drejt pakënaqësisë. Për të luftuar gjendjen e keqe dhe për të gjetur gëzimin, në fund të fundit, mund të jetë e mjaftueshme fare pak! Këtu janë pesë gjëra për të bërë që ju ndihmojnë të jeni më të lumtur sipas shkencës.

1

Qëndrimi në ambient të hapur
Ecja, vrapimi dhe në përgjithësi, lëvizja jashtë në një park, në një plazh ose në pyll stimulon prodhimin e endorfinave, hormoneve të humorit të mirë. Ndihmon gjithashtu në lehtësimin e tensionit dhe përmirëson mirëqenien psikofizike.

2

Konsumi i çokollatës
Po ndjeheni të trishtuar? Çokollata e zezë është e pasur me triptofan, një pararendës aminoacid i serotoninës, hormoni i mirë i humorit. Ky aminoacid stimulon gjithashtu sintezën e dopaminës, një neurotransmetues që përmirëson reagimin e trupit ndaj stresit psikofizik.

3

Dëgjo muzikë
A jeni i tensionuar dhe nervoz? Dëgjoni këngën tuaj të preferuar. Në momentet “jo” të mira, muzika është e shkëlqyeshme për të rikthyer humorin dhe për t’ju ndihmuar të jeni të lumtur. Kjo është e konfirmuar nga një studim i kryer nga Universiteti i Queen’s në Belfast dhe botuar në revistën Plus One.

4

Udhëtoni
Njohja me vendet e reja, zbulimi i kulturave të ndryshme është një përvojë që ju ndihmon të jeni të lumtur. Dhe këtë e konfirmon studimi: “Një jetë e mrekullueshme: konsumi eksperimental dhe ndjekja e lumturisë”, botuar në revistën e Psikologjisë.

5

Të ngrënit me njerëz të tjerë
Një studim i kryer nga Oxford Economyics dhe raportuar nga The Guardian zbuloi se njerëzit që hanë në shoqërinë e të tjerëve janë më të lumtur dhe ndjehen më mirë me veten e tyre sesa ata që hanë ushqimet vetëm.