“I THOTË BËJ GATI VALIXHET”/ Babai i Deas: Efi shumë larg saj, i bashkon vetëm… – AlpeGossip
“I THOTË BËJ GATI VALIXHET”/ Babai i Deas: Efi shumë larg saj, i bashkon vetëm…

“I THOTË BËJ GATI VALIXHET”/ Babai i Deas: Efi shumë larg saj, i bashkon vetëm…

I ftuar në “Wake Up” ka qenë babai i Deas, Bujar Hoxha, i cili ka treguar mbështetjen e plotë ndaj vajzës së tij dhe se shprehet se ajo e meriton fitoren.

Sa i përket marrëdhënies që ajo ka me Efin, Bujari shprehet se Efi është shumë larg Deas dhe i bashkon vetëm vendi me njëra-tjetrën.

Pjesë nga intervista:

Neada Muçaj: Së fundmi me hyrjen e Efit banore e vjetër, e re tashmë, e cila vjen dhe i thotë Deas bëj gati valixhet, unë do të të nxjerr nga shtëpia. Si e komenton këtë?

Bujar Hoxha: Nga ai vend që jemi unë dhe Dea në vitin 1920 hodhëm një perandori në det. Qe një nga perandoritë më të mëdha. Dean me Efin i lidh vetëm mendoj unë një ndajfolje vendi, larg. Domethënë janë shumë larg njëra-tjetrës.

Enxhi Nasufi: Pra ajo nuk përbën aspak rrezik për Dean, shumë e qartë.

Bujar Hoxha: Dea jo vetëm sy patrembur, por ka logjikë të fortë dhe ju nuk e dini sa e dashur është.