Veshjet e pjesëmarrësve në çmimet ‘Oscar’, ja detaji i rëndësishëm që duhet të dini (FOTO) – AlpeGossip
Veshjet e pjesëmarrësve në çmimet ‘Oscar’, ja detaji i rëndësishëm që duhet të dini (FOTO)

Veshjet e pjesëmarrësve në çmimet ‘Oscar’, ja detaji i rëndësishëm që duhet të dini (FOTO)

Mesa duket të famshmit në Amerikë kanë mësuar mjaft mirë se si ta përdorin famën e tyre kundër çështjeve shqetësuese. Në ndarjen e çmimeve BAFTA pjesëmarrësit mbajtën me vete një trëndal të bardhë në formë solidarizimi ndaj grave dhe vajzave të cilat kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale në Hollywood.

Edhe sonte në natën e ndarjes së çmimeve Oscars të pranishmit do të jenë të lutur të mbështesin një tjetër çështje shqetësuese. Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të lutur të vendosin në veshjen e tyre një spilë ngjyrë portokallli, një shenjë mbështetjeje transmeton Anabel.al

Bëhet fjalë për çështjen e kontrollit të armëve. Pas ngjares së fundit në Amerikë, ku një adoleshent hapi zjarr kundër shokëve të gjimnazit duke lënë kështu 17 të vdekur, qytetarët mendojnë se mosha e pajisjes me armë duhet të rritet.

“Kur e pamë atë që ndodhi në Parkland, ishim kaq të shqetësuar dhe të mërzitur ndaj kemi vendosur që të bëjmë diçka,” tha për Vogue Edward Stack, shef i sigurisë.