U BË NËNË E NJË DJALI/ Dojna Mema poston foton e parë pas lindjes së vogëlushit të saj! – AlpeGossip
U BË NËNË E NJË DJALI/ Dojna Mema poston foton e parë pas lindjes së vogëlushit të saj!

U BË NËNË E NJË DJALI/ Dojna Mema poston foton e parë pas lindjes së vogëlushit të saj!

Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Dojna na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur.

Tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlushi për herë të parë dhe këtë lajm e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka postuar një moment pas lindjes me djalin e saj të porsalindur në krahë. Dojna ka zbuluar emrin e vogëlushit, Nolan Sata që erdhi në jetë në datë 20 gusht të këtij muaji.

E vetëm pak ditë pas lindjes së djalit të saj, duket se më në fund Dojna ka gjetur pak kohë për t’ja kushtuar vetes dhe partnerit të saj, Vlashentit, ku na kanë treguar se janë ‘arratisur’ për të dalë dhe ka postuar gjithashtu në Instagram një foto të saj. Kjo është fotoja e parë e moderatores që pas lindjes së Nolan dhe mund të themi se duket më e bukur se kurrë më parë.

Kujtojmë se Dojna ka postuar në Instagram videon e parë të djalit të saj, i cili duket shtrirë në krevatin e tij dhe mund të themi se na i bëri ‘sytë zemra’. Deri më tani Dojna nuk e ka zbuluar portretin e plotë të vogëlushit të saj, të cili mezi e presim ta shohim dhe të zbulojmë se kujt i ka ngjarë më shumë Nolan.