PËR JU GOCA! Disa këshilla bazë që duhet të ndiqni para se të lyheni për në punë – AlpeGossip
PËR JU GOCA! Disa këshilla bazë që duhet të ndiqni para se të lyheni për në punë

PËR JU GOCA! Disa këshilla bazë që duhet të ndiqni para se të lyheni për në punë

Gratë që janë pjesë e botës së biznesit përgjithësisht duan të dinë se si duken përpara të tjerëve dhe mundësisht të hynë në kokën e njerëzve për të parë mendimet e tyre si nëpër filma. Dilema është e vjetër sa bota: a merreni njësoj seriozisht edhe kur i lyeni buzët me të kuqe apo kur i bëni thonjtë sipas tendencave të fundit të modës?

-Mendimi se mospërdorimi i grimit ndihmon për të riforcuar besimin nuk është i drejtë. Një pamje e kuruar perceptohet si më profesionale edhe për dikë që është në një ambjent që dominohet nga burrat. E rëndësishme është që të mos teprohet, por të kurohen detajet e duhur.

-Një buzëkuq i kuq ndihmon që të mos krijoni distancë me bashkëbiseduesin dhe mundësisht mat për të dhënë mesazhin e seriozitetit dhe besueshmërisë. Një i kuq i ndezur mund të jetë shumë ndjellës ose agresiv.

-Manikyri është një detaj thelbësor për atë që do të jap përshtypjen se është në kontroll të situatës. Ngjyrat më të përshtatshme janë ato neutrale dhe nude, ose i kuq nëse visheni me një kostum ose këmishë të bardhë. Një zgjidhje shumë elegante mund të jetë edhe një ngjyrë e kuqe shumë e errët.

-Flokët duhet të jenë të kuruar, por jo në mënyrë që t’ju çojnë drejt stereotipeve të një gruaje flirtuese. Ondet e mëdha dhe pak të çrregullta janë sinonin i vëmendjes.

-Normalisht në ambjentet e punës që janë më kreative, pamja që vjen pas grimimit është ndryshe. Ndërkohë që një grua në pozicionin e menaxheres ka si përparësi të duket e besueshme, edhe pse nuk duhet të jetë e detyruar të heq dorë nga feminiliteti i saj. Për to këshillohet kujdesja më shumë për një lëkurë të ndritshme dhe të kuruar. Është më mirë të investoni në hijet që krijoni në fytyrë duke e bërë të duket më me shkëlqim për të transmetuar imazhin e një personi të hapur dhe që zgjidh problemet. Buzëkuqi mund të jetë nga ai nude dhe deri në ngjyrën e kuqe.

-Nuk këshillohet në ambjente pune më konservativ zgjedhja e një stili gotik, me ata buzëkuqët shumë të errët, flokët e zinj që mbulojnë fytyren dhe që shpesh lidhen me personalitetin e një njeriu pa vullnet që mund të kërkojnë shumë ditë pushim. Është e rëndësishme që të mos përdorni një të kuq të theksuar edhe për intervistat e punës për ta bërë më të fortë atë që thoni sepse ai e përqëndron vëmendjen e atij që dëgjon tek buzët tuaja.

Burimi: Glamour