Televizionet shqiptare duket sikur kanë tendencën për të kopjuar njëri tjetrin. E vetmja gjë që ndryshon është emri i televizionit.
Po e nisim me programin më të fundit që do të fillojë ritransmetimin së shpejti, “Dancing with the Stars”.
Një emision që e nisi Vizion Plus dhe më pas në gati po të njëjtin format filloi transmetimin dhe te televizioni Klan i cili u titullua “Dance with me”.
Të dy janë programe ku në garë janë Vipat me njëri tjetrin, por ndryshimi nga televizioni në televizion qëndron në faktin se te Klani janë Vipat në çift ku çdo mbrëmje shpallet një fitues, ndërsa te Vizioni janë një Vip një balerinë te cilët skualifikohen çdo puntatë.
Po vazhdojmë në emisionet e pasdites.
Kemi emisionin e pasdites në televizionin Klan, ku moderatore është Rudina Magjistari, më pas emisioni i Pasdites në Top Channel ku moderatore është Juli Kristafi, si dhe Vizioni i Pasdites në Vizion Plus. Tre emisione me të njëjtin format, ku ftohen të famshëm dhe flasin për jetën e tyre, ose projekte të afërta në karrierë.
Emisioni i Pasdites në TV Klan
Emisioni i Pasdites në Vizion +
Emisioni i Pasdites në Top Channel
The Voice of Albania dhe X Factor Albania
Një juri e përbërë nga 3 veta dhe konkurentë që garojnë për zërin më të mirë. Përsëri 2 emisione me të njëjtin format ku ka shumë pak ndryshime. Kujtojmë se The Voice jepet te Top Channel ndërsa X Factor te Klan. Emisoni në Top Channel po vazhdon vit pas viti ndërsa X Factor nuk po transmetohet më.
The Voice of Albania
X Factor Albania
Konkurenca midis televizioneve është dhe në orët e para të mwngjesit. Top Channel vjen me programin Wake Up, ndwrsa Klan me Aldo Morning Show.
Aldo Morning Show TV Klan
Wake Up Top Channel
Së fundmi televizioni informativ News 24 ka ardhur me emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” gati gati i njëjti format me emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel.
Epo njerëz mesa duket nuk mjafton fakti që emisionet kopjohen nga mediat e huaja, por edhe konkurenca brenda njëri tjetrit shpesh herë kthehet edhe në tallëse./Përgatiti AlpeNews.al