”REKLAMOJE SILIKONIN…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
”REKLAMOJE SILIKONIN…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

”REKLAMOJE SILIKONIN…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Më poshtë do të shihni komentet pikante të ditës:

Bukuroshja shqiptare njihet për paraqitjen dhe format e saj seksi dhe kjo është dhe një nga arsyet pse ajo shpeshherë është në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, Kejvina ka postuar një foto tepër seksi në ballkonin e shtëpisë së saj të pushimeve. Ajo shfaqet e veshur me nje bluzë komplet transparente dhe duket qartë se posht nuk mban të veshur asgjë. 

Përveç komenteve dashamirëse që e komplimentojnë për hiret e saja femërore, një ndjekës nuk është dhe aq i sigurt nëse i ka natyrale, kështuqë i sygjeron mos të mos e reklamojë shumë trupin sepse plastika nuk impresionon askënd.

Ronela Hajati njihet për talentin e saj dhe gjithashtu fizikun e saj tërheqës. Këngëtarja ka postuar sëfundmi në llogarinë e saj në Instagram një foto me një pozë normale dhe e veshur me një tyl që qëndron sipër body-t të saj.

Një ndjekës nuk e ka pëlqyer pozën e këngëtares dhe i ka thënë se Ronela nuk ka gjak shqiptareje. Lidhjen mes pozës dhe gjakut shqiptar bëjeni ju nëse mundeni.

Aulona Musta tashmë duket sikur është përdit pjesë e komenteve pikante. Ndjekësit vazhdojnë të kenë ”halle” me Aulonën por dhe ajo nuk ja lë pa ja zgjjidhur.

Në një nga fotot e saj të fundit ajo është shfaqur duke pozuar sëbashku me vajzën e saj të vogël e cila përpiqet ta imitojë.

Kjo foto e Aulonës e ka bërë një ndjekëse të ndihet tepër e indinjuar sepse nuk ka parë kurrë një foto ku Aulona puth vajzën e saj, por vetëm foto ku moderatorja tregon muskujt e saj për tu dukur e hollë. 

E si gjithmonë tani, Aulona nuk ja ka lënë pa kthyer. Moderatorja i ka sygjeruar ndjekëses të kërkojë te fotot e mëposhtëme se ndoshta e zgjidh problemin që e shqetëson.

 /AlpeGossip.al