PAS NË KOHË/ VIP-at të cilët na vërtetuan se mund të mbetesh miq me ish-n (FOTO) – AlpeGossip
PAS NË KOHË/ VIP-at të cilët na vërtetuan se mund të mbetesh miq me ish-n (FOTO)

PAS NË KOHË/ VIP-at të cilët na vërtetuan se mund të mbetesh miq me ish-n (FOTO)

Personazhet e famshme të skenës shqiptare janë gjithnjë shumë të përfolur e në qendër të vëmendjes. Përgjatë viteve kemi dëshmuar VIP-a që janë ndarë e janë lidhur me njëri-tjetrin. Disa prej tyre pasi janë ndarë kanë shkëputur çdo lloj marrëdhënie, ndërsa disa të tjerë edhe pse lidhja nuk u ka ecur, kanë mbetur miq.

Sot do të risjellim në vëmendjen tonë pikërisht këta personazhe publikë që dhe pasi u ndanë zgjodhën që akoma të kishin kontakt me njëri-tjetrin, ndonëse si miq.

Si fillim ju kujtojmë:

1.Flori Mumajesin dhe Soni Malaj

Pasi u lidhën dhe performuan bashkë në 2007  këngën e tyre ”Fluturimi 3470” , çifti më i përfolur i asaj kohe u ndanë për të mos u bashkuar më. Por, në vitin 2017, këngëtarja Soni Malaj foli për herë të parë për ish të dashurin e saj dhe la të kuptojë se ata kanë mbetur miq.

2. Roza Lati dhe Stine 

Pasi u lidhën shumë kohë më parë dhe më pas u ndanë pas 3 vitesh, sot e kësaj dite, Roza dhe Stine vzhdojnë të jenë miq të mirë. Duket se gjithçka ja kanë lënë të shkuarës dhe se akoma ndihen mirë në shoqërinë e njëri tjetrit. Këtë mund ta kuptojmë shumë qartë dhe nga fakti se Roza e fton shumë shpesh Stinen në emisionin e saj.

3.Albi Nako dhe Klaudia Pepa

Çifti më i përfolur i balerinëve, patën një lidhje romance e cila u kurorzua në martesë e më pas përfundoi me divorc. Pavarësisht se ngjan shumë dramatike, Albi dhe Klaudia e kanë trajtuar si një gjë tepër normale dhe vazhdojnë të jenë miq me njëri-tjetrin. Përveçse nuk mbajnë mëri, Klaudia gjithashtu në një deklaratë i është referuar Albit si ”vëllai i madh” gjë që na bën të kuptojmë se dyshja vazhdon të ruajë marrëdhënie tepër të mira.

4. Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu

Dyshja e cila u përfshi në një romancë por më pas u ndanë, gjithmonë kanë qenë në sytë dhe vëmendjen e mediave rozë. Ndarja e Anxhelinës dhe Fatmirit u përfol se ishte shkaktuar nga modelja Angela Martini, por më pas këto zëra u shuan nga ana e Anxhelinës e cila pranoi se çifti ishin ndarë sepse tashmë ishin rritur dhe gjërat nuk i kishin ecur ashtu si ata donin. Gjithashtu Fatmiri në një intervistë në janar të vitit 2017 tha: Kam respekt për familjen e saj dhe ajo për familjen time. Jemi ndarë por kemi mbetur miq. Kjo deklaratë na e vertetoi që dyshja ruan një marrëdhënie miqësore.

5.Ledri Vula dhe Dua Lipa 

Çifti i këngëtarëve që dikur kanë qenë në një lidhje por më pas u ndanë duket se kanë mbetur akoma miq. Përveç komenteve dhe pëlqimeve që Ledri shkëmben me familjarët e Duas, së fundmi ai është shfaqur edhe duke shijuar disa ditë pushimesh me familjen e saj në Ulqinj. Këto na tregojnë fare mirë se dyshja akoma ruan një marrëdhënie tepër të veçantë miqësore.