Kohët e fundit në muzikë është duke u futur një frymë e re dhe bashkëpunimet kanë dalë jashtë parashikimeve. Askujt nuk ja merrte mendja që Luana Vjollca dhe Bujar Qamili do të vinin së bashku në një këngë e cila pati mjaft sukses në Shqipëri.
Duket se një bashkëpunim i përafërt është parashikuar dhe nga Morena Taraku. Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ajo shfaqet përkrah këngëtarit Sabri Fejzullahu dhe shkruan: “Diçka e bukur po vjen”.
Me siguri projekti do të vijë brenda verës dhe të gjithë janë kuriozë të dinë për çfarë bëhet fjalë.