Luana Vjollca drejton jahtin dhe është kapitenia më seksi që keni parë ndonjëherë – AlpeGossip
Luana Vjollca drejton jahtin dhe është kapitenia më seksi që keni parë ndonjëherë

Luana Vjollca drejton jahtin dhe është kapitenia më seksi që keni parë ndonjëherë

Luana Vjollca prej disa ditësh është me pushime në Sardenja të Italisë. Ajo ka ndarë vazhdimisht me fansat e saj foto dhe video nga pushimet e saj në këtë vend mbresëlënës.

Këto pushime Luana nuk po i kalon vetëm, por së bashku me motrën e saj Marinën, kunatin Getoarin dhe me shumë mundësi së bashku me ta është edhe i dashuri i saj, Krenari.

Sot Luana ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet më seksi se kurrë më parë. Ajo shihet duke pozuar teksa është duke drejtuar një jaht.

“Kapitene L”, shkruan ajo krahas fotos.

Kjo foto ka tërhequr vëmendjen e fansave të cilët e kanë komplimentuar për pamjen e saj dhe e kanë cilësuar si kapitenia më seksi që kanë parë ndonjëherë.