Luftë brenda llojit? Zbulohet reperi që rrahu Feron (EMRI+FOTO) – AlpeGossip
Luftë brenda llojit? Zbulohet reperi që rrahu Feron (EMRI+FOTO)

Luftë brenda llojit? Zbulohet reperi që rrahu Feron (EMRI+FOTO)

Qarkulloi me shpejtësi në media sot lajmi i sulmit ndaj reperit të famshëm Fero teksa dilte nga kinemaja. Në fillim u duk thjesht si një sherr banal, por detajet e reja e hodhën poshtë këtë hipotezë.

Reagimet e njëpasnjëshme të tij dhe të menaxherit, Mehmet Elshani, i cili deklaroi që çështja do ti kalonte policisë, mesa duket nuk e kanë trembur agresorin.

Ligrit Uka ka publikuar sot një imazh nga video ku shihen 4 personat duke rrahur Feron dhe me shigjetë tregon se njëri prej tyre ishte vetë ai.

Ndërsa në një postim tjetër shkruan: “6 veta? Hahaha kur të kam rrahur garant tu kanë dukur 6”.

Reperi ka publikuar edhe një video ku shihet Fero teksa vraponte për t’i ikur personave që e sulmuan.

Gang gang a ? Hahahaha mr.supermen @arjan.sjarina

A post shared by Ligrit Uka (@ukaligrit) on

Nuk dihen shkaqet të cilat kanë shtyrë të riun drejt këtij veprimi, por dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur për arsye konkurrence.