NDODH PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ “Emmy Awards” mbahen… virtualisht! – AlpeGossip
NDODH PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ “Emmy Awards” mbahen… virtualisht!

NDODH PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ “Emmy Awards” mbahen… virtualisht!

Ceremonia e çmimeve ‘Emmy’ u mbajtë ndryshe nga çdo herë tjetër.

Në mesin e pandemidës së koronavirusit, të nominuarit vendosën kamera në shtëpitë e tyre për të marrë pjesë virtualisht në këtë event.

Por kjo nuk i ndaloi emrat më të mëdhenj të televizionit, të visheshin elegantë për ceremoninë e 72-të të dielën, edhe pse nga komoditeti i dhomave të tyre të ndenjes, zyrave dhe kuzhinave.

Ceremonia u prezantua nga Jimmy Kimmel, i cili pjesën më të madhe të kohës, ishte i vetëm në sallën Staples Center, në LA, California, me përjashtim të një rasti kur u asistua nga mikesha Jennifer Ansiton, për të dezinfektuar dhe më pas djegur zarfin e fituesve.

Jennifer Aniston spikati me look-un e saj mjaft elegant, kur u shfaq personalisht, në Staples Center në Los Anxhelos.

Aktorja e serialit “Euphoria” Zendaya kishte vedhur një fustan të Christopher John Rogers me një fund ngjyrë lejla voluminoz dhe një varg gurësh të çmuar Bulgari rreth qafës.

Pjesa tjetër e artistëve u paraqitën nga shtëpia e tyre, dhe me maska sigurisht për të dhënë një mesazh të rëndësishëm në kohë pandemie.