PROGRAM I RI NË EKRANIN SHQIPTAR/ Ja talent show që do të mbledhë artistët e mëdhenj shqiptarë – AlpeGossip
PROGRAM I RI NË EKRANIN SHQIPTAR/ Ja talent show që do të mbledhë artistët e mëdhenj shqiptarë

PROGRAM I RI NË EKRANIN SHQIPTAR/ Ja talent show që do të mbledhë artistët e mëdhenj shqiptarë

Një tjetër program i ri do fillojë së shpejti në ekranin shqiptar dhe këtë herë pjesë do jenë edhe artistë të mëdhenj të muzikës shqiptare, por edhe talente të rinj. “Këndo këngën time”, quhet ky program që do fillojë në Vizion plus me prezantuese Inger Skura.

Ka qenë vetë Ingeri e cila sezonin e kaluar prezantonte “Next”, ajo që ka dhënë lajmin e bukur të rikthimit në ekran me një program të ri.

Në “Këndo këngën time” do rikthehen në vëmendje hitet e pazëvëndësueshme në historinë e muzikës shqiptare. Çdo javë një artist big do të përballet me emocionet që do të shkaktojnë interpretues të rinj, të cilët do t’i sjellin këngët e tyre më bashkëkohore.

Tetë këngëtarë të rinj, të prezantuar me publikun në “Voice of Albania” apo “X-Factor Albania”, do përballen çdo javë për të shkaktuar emocione tek këngëtarë si: Aurela Gaçe, Elton Deda, Irma Libohova, Rovena Dilo, Sabri Fejzullahu etj.