Edhe pse u bënë dy muaj më të ndarë, Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë dy personazhe shumë të komentuar në media. Ndarjen tashmë e kanë konfirmuar edhe vetë ata, Stresi duke deklaruar se e ka lënë në të shkuarën lidhjen e vjetër ndërsa Keisi duke fshirë të gjitha fotot me reperin.
Së fundmi Keisi ka nisur pushimet dhe ndodhet në një resort luksoz në Meksikë.
Në mbrëmje bukuroshja është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë provokues pa reçipeta.
Keisi duket shumë elegante dhe ndërkohë shumë sensuale me buzëkuq të kuq e flokët hedhur mënjanë.
Gjatë këtyre pushimeve bukuroshja po argëtohet shumë e kjo shihet nga fotot që ka postuar.