“ËSHTË BOTA PËR MUA”/ Julian Perretta flet për herë të parë për lidhjen me Era Istrefin (FOTO) – AlpeGossip
“ËSHTË BOTA PËR MUA”/ Julian Perretta flet për herë të parë për lidhjen me Era Istrefin (FOTO)

“ËSHTË BOTA PËR MUA”/ Julian Perretta flet për herë të parë për lidhjen me Era Istrefin (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi dhe këngëtari britanik Julian Perretta që në fillim të vitit që lamë pas janë përfolur për një lidhje. Dyshja nuk kanë preferuar të flasin për marrëdhënien e tyre në publik por janë fotografuar shpesh bashkë.

Së fundmi, si asnjëherë më parë Juliani ka hapur zemrën me ndjekësit, duke treguar të vërtetën e lidhjes me Erën. Teksa në një mini-intervistë në Instagram një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse ai dhe këngëtarja janë çift, Juliani ka zbuluar se Era është shoqja e tij më e mirë.

Ai shprehet se e do shumë dhe ka treguar nga historia e tyre. Dyshja kanë ndarë shumë gjëra me njëri-tjetrin. “Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shum. Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Kemi udhëtuar nëpër botë bashkë. Kemi jetuar bashkë. Nuk mund të ishim më të afërt se kaq. Ajo është e gjithë bota për mua”, ka treguar Juliani.