Pas pak, “Në kurthin e Piter Panit’, çfarë po ndodh në prapaskena – AlpeGossip
Pas pak, “Në kurthin e Piter Panit’, çfarë po ndodh në prapaskena

Pas pak, “Në kurthin e Piter Panit’, çfarë po ndodh në prapaskena

Producentet Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, duke filluar nga mbrëmja e sotme, bashkë me një grup fëmijësh të jashtëzakonshëm, do t’ju shoqërojnë për çdo javë me “Në kurthin e Piter Panit”.

Siç është mësuar edhe më herët, kjo formulë e re që nis për herë të parë në Shqipëri dhe transmetohet drejtpërdrejt në Tv Klan, do të ketë protagonistë fëmijët. Një nga një, ata do të vënë në vështirësi personazhet e ftuar, prej të cilëve do të zbulojnë shumë të fshehta.

Sonte, është prova e parë e Ermal Mamaqit, Xhensila Myrtezajt dhe Rudina Xhungës. Të tre do të vihen përballë pyetjeve pikante, por edhe shumë të papriturave që pritet të krijojnë të vegjlit.

E ftuara e përhershme do të jetë Rudina Dembacaj, aktorja e humorit që për çdo të hënë produksioni do t’i ngarkojë një personazh.

“Në kurthin e Piter Panit”, patentë e “Endemol”, suksesin e tij e ka vërtetuar. Nuk është një konkurs, nuk kërkon një fitues, por jep kontributin e tij kur bëhet fjalë për reagimin e shoqërisë ndaj problematikave që dëmtojnë ekuilibrat e jetës.

Pak minuta para start-it, ja disa foto ekskluzive nga prapaskenat.