“BËMË MAMA TË TË NGJAJ”/ Joni i Arbanës mahnnit me aftësitë në kuzhinë (FOTO) – AlpeGossip
“BËMË MAMA TË TË NGJAJ”/ Joni i Arbanës mahnnit me aftësitë në kuzhinë (FOTO)

“BËMË MAMA TË TË NGJAJ”/ Joni i Arbanës mahnnit me aftësitë në kuzhinë (FOTO)

Ditë më parë moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani ka zbuluar se do të sjellë sërish një libër të ri me receta, njëjtë siç ka bërë para 6 vitesh.

 

Moderatorja është një kuzhiniere mjaft e zonja dhe këto ditë ka ndarë me ndjekësit e saj vazhdimisht foto ushqimesh duke i këshilluar në lidhje me përgatitjen.

Ditën e sotme, Arbana ka treguar se ajo ka një ndihmës të vogël: djalin e saj, Jonin. Moderatorja ka përgatitur një ëmbëlsirë të quajtur “Red Velvet Cake” dhe ka treguar se i ka ngrënë plot tre orë. Po ashtu nga një foto e postuar në Instastoryn e saj, ka treguar se Joni e ka ndihmuar gjatë proçesit të përgatitjes. Ndonëse Arbana ka shkruar “Kemi 3 orë që duam të bëjmë një red velvet cake”, Joni duket të mos jetë lodhur fare sepse shfaqet i buzëqeshur duke u marrë me përgatitjen.

Në një story tjetër moderatorja ka shkruar: “E pas 3 orësh, me tasa që derdhen, sheqer pluhur që fluturon, ngjyrues që ka pikluar gjithë shtëpinë, ia dolëm ta fusim në furrë.”

Më vonë Arbana ka ndarë një foto ku shfaqet me kekun e përfunduar. “Sapo mbarova së pjekuri kekun e shijshëm velvet me dashurinë time të vogël për një rast të veçantë”, ka shkruar moderatorja. Ajo tregon se pas futjes në furrë, i janë dashur dhe 2 orë të tjera për të, pra në total 5 orë.