PA U DUKUR SI BARBIE/ Këto janë rregullat për të veshur ngjyrën rozë – AlpeGossip
PA U DUKUR SI BARBIE/ Këto janë rregullat për të veshur ngjyrën rozë

PA U DUKUR SI BARBIE/ Këto janë rregullat për të veshur ngjyrën rozë

Është një ngjyrë e këndshme, që zakonisht nuk e keni veshur, që nga vitet rinore.

Por, tendencat e fundit të modës, po bëjnë që të kthehet kjo ngjyrë.

Prada, Channel dhe Dolce & Gabbana janë disa nga shtëpitë e modës, që i kanë veshur modelet në pasarela, me ngjyrën rozë.

Nëse dëshironi të vishni këtë ngjyrë, pa u dukur e çuditshme, apo si e famshmja Barbie, respektoni disa rregulla.

Në asnjë mënyrë mos vishni më shumë se dy rroba, me të njëjtën ngjyrë.

Nëse e vishni pallton ngjyrë rozë, kujdesuni që veshjet tjera të jenë më të mbyllëta.

Me rroba ngjyrë rozë, zgjidhni veshje një-ngjyrëshe, pa shenja tjera, në mënyrë që të mos jepni pamje të komplikuar.