Ajo është një nga modelet më të suksesshme dhe më seksi në vend. Oriola Marashi, pasi u bë pjesë e OTR është gjithmonë e më e lakuar në mediat rozë. Ajo para disa kohësh mori pjesë në videoklipin e këngës “Mama” të Jonas Blue dhe William Singe dhe që atëherë i ka ngjitur shkallët e karrierës me hapa galopanë. Oriola është shumë aktive në rrjetet sociale dhe i mban të azhornuar me foto seksi ndjekësit e saj të shumtë. E tillë është video e postuar së fundmi në Instagram.
Oriola shfaqet në shtrat, e veshur me një fustan të shkurtër të argjendtë dhe filmon veten teksa këndon ndërkohë që në dorë mban një cigare.
Kur modelja ul kamerën më poshtë ngacmon imagjinatën e meshkujve. Të jep përshtypjen sikur është pa mbathje, por të themi të drejtën si me të brendshme si pa të brendshme, shumë sensuale duket.
Por modelja menjëherë i ka dhënë përgjigjje të gjithëve atyre që dyshuan duke thënë se: “Po i kam veshur mbathjet”./AlpeNews.al/