JU DJERSIJNË KËMBËT? Ja ç’duhet të bëni për ta parandaluar këtë problem – AlpeGossip
JU DJERSIJNË KËMBËT? Ja ç’duhet të bëni për ta parandaluar këtë problem

JU DJERSIJNË KËMBËT? Ja ç’duhet të bëni për ta parandaluar këtë problem

Këmba e atletit (tinea pedis) është një infeksion mykotik që shfaqet zakonisht në pjesën mes gishtërinjve. Ky infeksion është i përhapur sidomos te njerëzit që ju djersitën këmbët shumë ndërkohë që veshin këpucë të ngushta. Simptomat më të shpeshta që shfaqin njerëzit e prekur nga ky infeksion janë kruajtja e fortë dhe bezdisëse në zonat e lëkurës ku është myku dhe skuqja e lëkurës. Infeksioni shkakton edhe tharje kronike të këmbëve dhe rrjepje të shollës. Ndodh që kjo të ngatërrohet me ekzemën ose si lëkurë e thatë. Infeksioni mund të prekë njërën ose të dyja këmbët, dhe të përhapet edhe në duar – sidomos nëse prekni me duar pjesët e infektuara në këmbë.

Ky infeksion është ngjitës dhe mund të përhapet nga një person i infektuar ose nga përdorimi i të njëjtave peshqirë, këpucëve etj. Këmba e atletit bëhet më e zakonshme me kalimin e moshës. Për të parandaluar zhvillimin e këtij infeksioni ose për të lehtësuar simptomat nëse infeksioni është shfaqur, duhet të ndiqni këto këshilla:

Mbani këmbët e thatë, sidomos te pjesa mes gishtërinjve/ Hiqni çorapet dhe këpucët dhe përpiquni t’i ajrosni sa më shumë këmbët kur jeni në shtëpi. Pasi të laheni, i thani pjesët mes gishtërinjve me peshqir.

Vishni çorape me material të mirë dhe i ndërroni rregullisht/ Nëse këmbët ju djersiten shumë shpejt, i ndryshoni çorapet dy herë në ditë. Blini çorape me material pambuku, leshi  ose fibra sintetike të cilat e thithin lagështirën nga këmba.

Mos i shkëmbeni këpucët/ Shkëmbimi i këpucëve me të tjerët rrit rrezikun për përhapjen e infeksionit mykotik.