PAS ROMANCËS TRE VJEÇARE ME MILIARDERIN/ Rihana filmohet me reperin e famshëm në një club nate – AlpeGossip
PAS ROMANCËS TRE VJEÇARE ME MILIARDERIN/ Rihana filmohet me reperin e famshëm në një club nate

PAS ROMANCËS TRE VJEÇARE ME MILIARDERIN/ Rihana filmohet me reperin e famshëm në një club nate

Vetëm dy ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se këngëtarja e famshme Rihanna i kishte dhënë fund marrëdhënies 3-vjeçare me miliarderin Hassan Jameel.

Arsyeja e ndarjes ende nuk është bërë e ditur, duke na lënë të gjithëve kuriozë.

Mirëpo, duket se këngëtarja nuk po e vuan aspak ndarjen nga partneri prej tre vitesh.

Në të njëjtën ditë që qarkulluan lajmet e ndarjes, mediat e huaja kanë fotografuar RiRi-n në një club nate krah reperit të famshëm Asap Rocky.

Ata janë parë duke biseduar e duke qeshur, teksa shijonin muzikën e club-it, ndërsa ne po ju rikujtojmë se Rihanna është përfolur më herët për një lidhje me reperin.

Mbase kjo është nisja e një romance të re, mirëpo mbetet të presim për të mësuar më shumë.