Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka nisur prej kohësh pushimet. Ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale, të cilat kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit dy foto ku shihet e veshur me rrobabanjo. Anxhela ka treguar se nuk ka vendosur dot cilën të postonte, prandaj i ka hedhur të dyja.
Në fotot në fjalë ajo ka vënë në pah format joshëse trupore dhe është shfaqur pa pikë grimi në fytyrë.