“NËSE DEL KEISI DO IKJE DHE TI?” Kristi e thotë troç përgjigjen – AlpeGossip
“NËSE DEL KEISI DO IKJE DHE TI?” Kristi e thotë troç përgjigjen

“NËSE DEL KEISI DO IKJE DHE TI?” Kristi e thotë troç përgjigjen

Kur Keisi Medini mori vesh se Krist Aliaj ishte i eliminuar i radhës nga “Big Brother VIP”, u shpreh se do ikte edhe ajo nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por fati ishte me Kristin pasi bileta e tij kishte edhe kthim. Për këtë arsye, ai u rikthye në shtëpinë e BB VIP për të vijuar eksperiencën dhe lojën e tij.

Pas përfundimit të spektaklit, Kristi dhe Keisi kanë biseduar me Luiz Ejllin. Ky i fundit e ka pyetur në një moment ‘nëse del Keisi bën të njëjtën gjë edhe ti?’.

Kristi u shpreh se do të bënte të njëjtën gjë si Keisi dhe kjo e fundit shton: “Si kuptohemi, e frikshme”.”

“Keisi do që unë të kem sukses dhe unë të njëjtën gjë”, vijoi më pas Kristi.

Kujtojmë se Kristi dhe Keisi janë duke u njohur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ata kanë treguar se kanë një pëlqim mjaft të fortë për njëri-tjetrin.

Por në fillim për këtë lidhje nuk ishte dakord babai i Keisit, Sabiani, i cili vendosi që të bëhej pjesë e “Big Brother VIP2”. Por me qëndrimin e tij në shtëpi ka kuptuar më mirë të bijën dhe Kristin dhe është pro lidhjes së tyre.

Madje mbrëmë Sabiani u shpreh se ‘tani i ka hyrë në zemër Kristi’.