“NITAK E SHPËTOI PREJ XHELOZISË”/ Shpati dakord me Luizin: 80 për qind po – AlpeGossip
“NITAK E SHPËTOI PREJ XHELOZISË”/ Shpati dakord me Luizin: 80 për qind po

“NITAK E SHPËTOI PREJ XHELOZISË”/ Shpati dakord me Luizin: 80 për qind po

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Kiara Tito nisi një zinxhir shpëtimi si avantazh që kishte si lider e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo vendosi që ta niste me Keisi Medinin dhe jo me partnerin e saj, Luiz Ejlli, i cili nuk u mërzit aspak nga zgjedhja që ajo bëri.

Por këngëtari i njohur u habit më shumë me emrin e banores që shpëtoi Nita Latifi. Kjo e fundit tha Fotininë dhe jo Shpatin, me të cilin ka një afrimitet të madh.

Pas “Prime”-t banorët e kanë komentuar këtë veprim të Nitës dhe e kanë konsideruar si xhelozi.

Pjesë nga biseda:

Fotinia: Ti po thua pse më shpëtoi mua Nita?

Luizi: Jo moj Fotini, ti je në rregull. Unë e kam me Nitën se pse nuk shpëtoi Shpatin, jo pse të shpëtoi ty. Mos u keqkupto

Fotinia: Ajo për shembull mund të mendojë shumë gjëra…

Luizi: Shpat, munda ta mendosh se ka qenë edhe zgjedhje xhelozie, inati

Shpati: 80 për qind po

Luizi: Prej xhelozie nuk e ka shpëtuar se u afrua me Dean

Olta: Ju bëri më shumë përshtypje se nuk e zgjodhi Nita se sa Dea?

Luizi: Jam i sigurt që e ka bërë prej xhelozisë